Qeveria e Kosovës, të hënën e 20 prillit do të nisë ditën me mbledhje.
Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar, do të takohen në objektin e Qeverisë qysh nga ora 08:00 e mëngjesit.
Në komunikatën e lëshuar për media, qeveria nuk e bëri të ditur rendin e ditës.
Mbledhja e ekzekutivit është caktuar para takimit që Kurti do ketë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku dyshja do të flasin lidhur me çështjen e presidentit.
