Paralajmëron AME: Situata me vërshimet mund të përkeqësohet në rast të reshjeve të reja

Paralajmëron AME: Situata me vërshimet mund të përkeqësohet në rast të reshjeve të reja

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka paralajmëruar se situate me vërshimet mund të përkeqësohet, në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi.

Në njoftimin e AME-së bëhet e ditur se zona e Anadrinisë, Komuna e Prizrenit në të dyja anët e rrjedhës së Drinit është përmbytur.

“Rruga Gjonaj -Krajk e bllokuar shkaku i daljes  se drinit bardhe në rruge, sipas policise në nivel mbi 1.5 m e dalun ne rruge Gjonaj – Krajk, Komuna e Prizrenit. Në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, theksohet në njoftim.

Agjencia ka thënë se njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në koordinim me Qendrën Operative të Agjencise, strukturat komunale, janë të angazhuara në: Koordinimin e mbështetjes qeveritare, në intervenime për pompim të ujit, sigurim të objekteve të rrezikuara, dhe monitorim të pikave kritike.

“Numri unik emergjent 112 është funksional dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Në fund u është bërë apel qytetarëve që të shmangin zonat e rrezikuara, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe çdo rast emergjent ta raportojnë në numrin 112.

Related Articles