Paralajmëron IKSHPK: “Omicron” rrezikon të përhapet në Kosovë

Paralajmëron IKSHPK: “Omicron” rrezikon të përhapet në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një komunikatë për media sa i përket gjendjes epidemiologjike në Kosovë.

IKSHPK ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është stabile, mirëpo që në Kosovë rrezikohet përhapja e variantit të ri “Omicron”.

“Situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë IKSHPK.

IKSHPK ka thënë po ashtu se situate mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së./Gazeta “Enigma”/

Thirrja e plotë e IKSHPK-së:

Related Articles