Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri, ka folur në lidhjen me ikjen e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova.
Imeri tha se pas liberalizimit të vizave ikjet pritet të jenë edhe më të larta.
“Tashmë është bërë fenom ikja, e sidomos ikja e punëtorëve shëndetësorë nga vendet më pka të zhvilluara drejt vendeve të zhvilluara për shkak të pagesës jo të mirë por megjithatë ikin edhe për shkak të kushteve jo të mira që i kanë sidomos këto vendet e Ballkanit Perëndimor e konkretisht Kosova. Edhe pa viza kanë ik mjaftueshëm, besoj se lëvizja e lirë ua hap dyert edhe më tepër . Gjermania ka kërkesa shumë të mëdhaja sidomos për punëtorët shëndetësorë për shkak se i ka defiçit ndërsa ne jemi duke prodhu kuadro me i shërby shteteve të Evropës”
Kryetarja e FSSHK-së paralajmëroi se mund të ketë një krizë tepër të madhe për personel shëndetësor Kosova.
“Po shpresoj dhe besoj se nuk kemi me mbet tepër keq për punëtorët shëndetësorë por megjithatë mund të kemi një krizë të paimagjinueshme as nga udhëheqësia as nga qytetarët të mungesës së personelit shëndetësor në përgjithësi, pa dallim. Te ne po shihet mungesa e personelit mjekësot duke e fillu nga mjekët, infermierët etj” tha ajo për “Gazeta Blic”
Imeri tregoi edhe takimin me një vajzë që kishte mbaruar Shkollën e Mesme të Mjeksisë ku e njëjta i kishte kumtuar se e gjithë klasa kanë bërë kontratë me një klinikë gjermane dhe se pritet në shtator të startojnë atje.
“E kam takuar një vajzë, ku e gjithë klasa që e kanë kryer Shkollën e Mesme të Mjeksisë kanë bërë kontratë me një klinikë gjermane dhe pritet në janar të startojnë atje me punë si ndihmës-infermier njëkohësisht t’i vazhdojnë studimet atje. Shihni çfarë kushtesh po i’u ofron shteti gjerman që të marrë kuadro nga këtu. Mos të flasim pastaj kur e merr një produkt të gatshëm, një doktor, një specialist një mjek të përgjithshëm. Eshtë tepër e dhimbshme për vendin tonë por gjithashtu ka me qenë e kushtueshme se nuk di a e kemi ne këtë lluks me marr punëtorë nga jashtë e cilit vend do t’i drejtohemi me i kërku, ndoshta do t’i kërkojmë vendeve të Afrikës ku s’do të ketë as kuadro.Disa statistika që po i bën sektori i shëndetësisë, një pjesë e mjekëve, po shihet se në 2027 kemi me pas një krizë shumë të madhe për disa drejtime” deklaroi Imeri në.