2 mijë e 400 litra alkool etilik janë konfiskuar nga Dogana në Mitrovicën e Veriut.
Kështu është parandaluar kontrabandimi i kësaj sasie të alkoolit e cila kap vlerën e 4 mijë e 300 eurove.
Aksioni është realizuar në bashkëpunim edhe me policinë.
“Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoholit etilik. Pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontroillin e këtij automjeti”.
“Pas ndalimit dhe kontrolliit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra. Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 Euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore”.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”.