Paraqitje me pesë yje për pesë gola nga Real Madrid-i

Paraqitje me pesë yje për pesë gola nga Real Madrid-i

Real Madrid-i tregoi një paraqitje me dy fytyra në rikthimin në “Santiago Bernabeu” pas një viti e gjysmë.

Madrilenët u përballën me Celta Vigo-n në ndeshjen e javës së katërt në La Liga.

Në pjesën e parë, madrilenët ishin shumë të dobët në mbrojtje, duke pësuar dy gola nga dy gabime amatoreske.

Mina dhe Cervi shënuan për Celta-n.

Goli i Benzema-s, i dërgoi skuadrat në pushim mes pjesëve me rezultat 2-1 në të mirë të Celta-s.

Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Los Blancos barazuan vetëm pas 40 sekondash me anë të të përhershmit, Karim Benzema.

Pak minuta më vonë, Benzema asistoi te Vinicius Jr., që konfirmoi formën e mirë me golin e tij të katërt në po kaq ndeshje në La Liga.

Goli i katërt erdhi nga këmbët e Eduardo Camavinga, që në Santiago Bernabeu debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në fundin e ndeshjen, Vinicius shfaqi potencialin e plotë duke fituar në mënyrë shumë dinake një penallti.

11-metërshin në gol e shndërroi Karim Benzema, që shënoi për 5-2, dhe kompletoi tre golëshin personal.

Real Madrid-i gjendet në krye të tabelës me dhjetë pikë pas katër javësh, aq sa kanë edhe Atletico Madrid dhe Valencia, të cilët i vizitojnë javën e ardhshme

Related Articles