Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje shiu as borë, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.
Maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
“Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka bërë të ditur IHK.