Parashikimi i motit për ditën e dielë

Parashikimi i motit për ditën e dielë

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Enigma.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në disa vende mund të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të -8 deri në -6 gradë celsius, teksa ato maksimale -2 deri në -1 gradë celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles