Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë javën e ardhshme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës.

“Do të ketë diell, por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Të martën pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.

“Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë”, thuhet tutje.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, pothuajse me gjithë parametrat e ditës së martë, ndërkaq të enjten do të kemi mot jo të qëndrueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por as rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Related Articles