Pritet spektakel në Pejë, shiten të gjitha biletat për finalen ndaj Trepçës

Pritet spektakel në Pejë, shiten të gjitha biletat për finalen ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet finalja e dytë e “play-offit”, mes Pejës dhe Trepçës.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, më fillim nga ora 17:00.

Tifozët e basketbollit presin një spektakel sonte, ku palestra do të jetë e mbushur tërsisht nga tifozët.

KB Peja ka njoftur se tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

”Vëmendje:- Të gjitha biletat janë shitur dhe ju njoftojmë se nuk do keni mundësi të bleni bileta te Palestra.- Dyert e palestrës hapen në ora 14:00. Ju lutemi të gjithëve që posedojnë Bileta Standarde, VIP Bileta, dhe Kartele Vjetore të vijnë sa më heret për të evituar problemet.”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Related Articles