Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin nga -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius,

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

IHMK po ashtu ka rekomanduar për kujdes të shtuar, veçanërisht për pjesëmarrësit në trafik, pasi ngricat pritet të jenë më të theksuara, duke rritur rrezikun për rrëshqitje në rrugë.

Qytetarët këshillohen të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë rrugore.

Related Articles