Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell njofton Prishtina Weather
Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
Njoftimi i plotë:
Mot i ngrohtë e kryesisht me diell në fundjavë. Të hënën mundësi për riga shiu.
17.02.2023 – Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet në ditët e kësaj fundjave të festës së Pavarësisë.
Ditën e hënë kalimi i një sistemi frontal përgjatë rajonit sjell shtim të vransirave dhe kushte për riga lokale shiu. Nga dita e martë sërish priten më shumë kthjellime dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga mesataret.
Gjatë ditës nivelet e koncentrimeve të ndotësve ajror do të jenë në vlera të pranueshme, derisa orëve të mbrëmjes nën kushte të motit më të qetë, ndotësit shënojnë rritje, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
18.02 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.
19.02 – Intervale më të gjata me diell dhe ngrohtë. Pasdite edhe vransira kalimtare.
20.02 – Më shumë vransira, e gjatë ditës mundësi edhe për riga lokale shiu.
21.02 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë gjatë ditës.
22.02 – Kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -1C e 3C, ndërsa maksimalet ndërmjet 14C e 16C, me një rënie të lehtë të hënën deri në 10C e 11C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 3-8m/s, me hove deri në 11m/s ditën e diel.
Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, me tendencë të rënies graduale.