Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës mund të ketë edhe reshje shiu, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë në mes 29 dhe 33 gradë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Tutje, sipas Institutit, era do fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 10 deri në 35 kilometra në orë.

Related Articles