Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet të ketë edhe reshje të pakta lokale shiu, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.