Skuadra e Parisit po turpëron Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, duke ia shënuar tre gola veç në pjesën e parë.
Fillimisht shënoi Ruiz qysh në minutën e gjashtë, gol ky i asistuar nga Dembele.
Dembele më pas u kujdes vet për golin e dytë, tre minuta më vonë.
Ruiz shënoi sërish në minutën 24’, kësaj radhe asistuar nga Hakimi.
Mbetet të shihet nëse madrilienët do mund të këndellen në pjesën e dytë.