Parisi i bashkohet Interit në finale të Champions League, Arsenali përshëndetet me trofeun

Parisi i bashkohet Interit në finale të Champions League, Arsenali përshëndetet me trofeun

Finalja e Champions League do të jetë mes Interit dhe Paris Saint-Germain

PSG ka mposhtur Arsenalin edhe në ndeshjen e kthimit, me rezultat 2-1.

Duke llogaritur edhe golin e ndeshjes së parë, rezultati i përgjithshëm u mbyll 3-1.

Vendasit dolën në epërsi në pjesë të parë, me një supergol nga Fabio Ruiz.

Në pjesën e dytë u shënuan dy gola të shpejtë nga të dy klubet. Fillimisht shënoi Achraf Hakimi për ta dyfishuar epërsinë, por Arsenali ngushtoi epërsinë katër minuta më vonë, me golin e Bukayo Osaka.

Tani në finalen e madhe të Berlinit, PSG do të ndeshet me Interin, i cili në gjysmëfinale eliminoi Barcelonën. /Gazeta Enigma

Related Articles