Lëvizje të makinave ka vazhdimisht, e secili kërkon të gjejë një vend të lirë.
Por kjo nuk është fort e lehtë në parkingun 5 katwsh mbi marketin Interex pranë QKUK-së.
Edhe ata që vijnë nga qytete të tjera opsion për parking e kanë këtë në lagjen e Spitalit, njofton Klan Kosova.
Të gjithë personat që e përdorin këtë parking nuk paguajnë.
Me shumicën e këtij parkingu menaxhon grupi ekonomik “Interex” të cilët ua kanë lejuar qytetarëve ta përdorin falas.
Por detaje për marrëveshjen mes Interex e komunës për shfrytëzimin e këtij objekti nuk ka dhënë kjo e fundit në mënyrë zyrtare.