Partizani i Tiranës synon të përforcohet në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë afat kalimtar dimëror.
Klubi i madh nga Shqipëria tashmë ka nisur lëvizjet e para në këtë drejtim.
Kryeqytetasit kësaj radhe kanë vendosur që të “peshkojnë” në elitën e futbollit kosovar, saktësisht te klubet e Superligës së Kosovës.
Në shënjestrën e Partizanit janë tre futbollistë që aktivizohen në Kosovë.
FrontOnline nga burime të sigurta merr vesh se klubi i madh shqiptar tashmë ka nisur bisedimet me tre futbollistë.
Ky i fundit sapo është konfirmuar zyrtarisht se ka përfunduar kontratën me FC Drita nga kampionati i Kosovës në Futboll.
Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën e Ballkanit, Erjon Vucajn e Dritës dhe Gledi Micin e Prishtinës.
Të tre futbollistët e lartëpërmendur, gazeta kupton se mund të ndryshojnë ambient në këtë afat kalimtar të janarit.
Përpos kësaj, dje (e diele), u raportua se Partizani është në bisedime me Osijekun për ta transferuar “bomberin” gjilanas, Mirlind Daku.
Ndryshe, pas 15 javësh në Kategorinë Superiore këtë edicion, Partizani ndodhet në vendin e pestë me 18 pikë të tubuara, 15 pikë larg liderit, Tiranës.