Partizani shënon fitore të madhe ndaj Valmieras në Ligën e Konferencës

Partizani shënon fitore të madhe ndaj Valmieras në Ligën e Konferencës

Partizani ka shënuar fitore ndaj Valmieras si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shënuar me mesfushorin brazilian Gustavo Silva në minutën e 25-të për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, sulmuesi Cristian Mba pësoi dëmtim, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Eros Grezda.

Kjo solli ndryshim në lojën e Partizanit që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 58-të, kur shënoi Tedi Cara pas asistimit të Arinaldo Rrapaj.

Por Partizani nuk u ndal me kaq dhe Eros Grezda arriti të shënojë golin e epërsisë ndaj skuadrës letone.

Një fitore e madhe e Partizanit që pas një jave do të kërkojë kualifikimin në fazën play-off për një vend në grupet e Ligës së Konferencës.

Related Articles