Është larguar kamioni me mbishkrimin “Mirë se vini në asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ku afër këtij kamioni qëndruan një grup i protestuesve serbë pas fillimit të largimit paralel të Njësive Speciale të Kosovës dhe protestuesve serbë.
Pas këtij veprimi, u rrit prania e KFOR-it dhe Njësitë Speciale të Kosovës refuzuan të largoheshin derisa të largohet ai kamion.
Një grup i protestuesve serbë kanë brohoritur Serbia, kur ka filluarlargimi i barrikadave nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.Situata është e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.
Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.
Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.