Pas miratimit në Komitetin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Parlamenti Evropian do të shqyrtojë vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për Kosovën pas 26 ditësh, raporton Gazeta Enigma.
Shqyrtimi do të realizohet në seancën e Parlamentit Evropian më 18 prill.
Në seancën e radhës të Parlamentit Evropian do të shqyrtohet rregullorja 2018/1806, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Në të njëjtën seancë, pritet të bëhet nënshkrimi ceremonial për heqjen e regjimit të vizave.
Të enjten, Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pro saj votuan 47 eurodeputetë dhe 8 kundër.
LIBE kishte votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën edhe më 12 janar të këtij viti.