Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka reaguar pas marrëveshje së arritur në Bruksel lidhur me targat.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga 4 tetori çdo tabelë të veturave të Serbisë do të iu mbulohet shenja shtetëore dhe nuk ka tabela pak më të mira e as pak më të këqija, derisa tha se nevojitet njohje reciproke.
Ai tutje e falënderoi çdo pjesëtar të Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe profesionalizmin shembullor që kanë treguar.
“Nga 4 tetori, çdo tabele automjeti të Serbisë ne ia mbulojmë shenjën shtetërore. Nuk na interesojnë të tjerat aty. Nuk ka tabela pak më të mira e aso pak më të këqija të Serbisë. Republika e Serbisë nuk po e njeh Republikën e Kosovës. As Republika e Kosovës nuk e njeh Republikën e Serbisë. Pra, nevojitet njohje reciproke.
Si Ministër i Punëve të Brendshme, e falënderoj çdo pjesëtar të Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe profesionalizmin shembullor që kanë treguar. Ata më së miri kanë përfaqësuar shtetin tonë dhe vlerat e një shoqërie që ne duam dhe synojmë: e barabartë, e drejtë dhe demokratike.
Edhe reciprociteti i arritur sot derivon nga këto vlera, prandaj ne do ta vazhdojmë atë”, tha ai.