Pas deklarimeve të Kurtit, kryeprokurori Isufaj: Çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë

Pas deklarimeve të Kurtit, kryeprokurori Isufaj: Çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë

Të hënën Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka reaguar pas deklarimeve të kryeminstrit Albin Kurti i cili tha se prokurorët shndërrohen nga “kërmij” në “lepuj të shpejtë” kur bëhet fjalë për ndjekjen ndaj njerëzve të pushtetit aktual, raporton Gazeta Enigma.

Isufaj i quajti denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve. Këto sipas tij e minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë dhe “e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”.

“Deklaratat denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve dhe institucioneve të prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, tha ai.

“Prokuroria Speciale ka të ngritura aktakuza për pesë ministra të qeverive të kaluara, ndërsa ende asnjë për ministrat e qeverisë aktuale”.

Ai tha se ligji zbatohet për të gjithë njësoj dhe se nuk bëhet në mënyrë selektive. /Gazeta Enigma.

Related Articles