Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, në fare pak minuta është vërshuar nga reshjet e shiut, gjatë pasdites të së dielës.
Situatë më kritike raportohet të jetë në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati.
Ndërkaq, Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se ekipet emergjente janë në teren për ta mbajtur situatën nën kontrollë.
Për momentin nuk dihet nëse ky shi ka shkaktuar ndonjë dëm.
Pas diellit “përvëlues”, Prishtina vërshohet nga shiu
