Trajneri i futbollit, Granit Begolli para pak qasëtëve bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetrajnerit te Feronikeli 74, e pas klubit nga Drenasi, tani edhe FC Liria ka mbetur pa trajner pasi nuk ia ka vazhduar kontratën Xhengis Rexhepit.
FC Liria ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Xhengis Rexhepin të cilit i ka skaduar kontrata me përfundimin e këtij sezoni.
Kujtojmë që Xhengis Rexhepi arriti që ta inkuadrojë FC Lirinë në Superligë duke e eliminuar Ulpianën dhe FC Ferizajn në play-off, raporton Gazeta Enigma.