Pas githë debateve, Luizi zbulon gjithçka? Doja të sillja Efin në finale

Pas githë debateve, Luizi zbulon gjithçka? Doja të sillja Efin në finale

A janë zënë vërtetë Luizi dhe Efi apo e gjitha ka qenë pjesë e lojës? – Kjo është pyetja e të gjithëve që pas rifutjes së Efit në shtëpinë e Big Brother. Dhe së fundmi, Luizi përsëri na bëri lëmsh.

Dea Mishel ka pyetur këngëtarin nëse ai dhe Efi janë ende në lojë së bashku, e përgjigja e tij vendosi në dyshim banorët.

“Ku e di ti që s’jemi ndarë kurrë?”, u shpreh Luizi.

“Sepse keni thënë shumë gjëra të shëmtuara për njeri tjetrin, ti the ajo këtu brenda s’ka bërë asgjë, nuk ka dhënë asgjë. Këto gjëra nuk do i thoja kurrë për një shokun tim”, ishte replika e Deas.

“Këto janë mendime, nuk janë gjera të shëmtuara”, ja ktheu Luizi.

Ndërkohë Nita që gjendje aty u shpreh:

“Ka qënë e planifikuar nga ata, janë marrë vesh me njëri tjetrin. Ka qënë naiviteti ynë që i kemi besuar Efit”

Dhe gjithcka Luizi e mbylli me një analizë fare të thjeshtë.

“Ju kam vënë para një përgjegjësie, duke e ditur që nuk do e pranonit, ju thashë injorojeni, ose do dilni pa karakter, kjo fjala ju vrau, dhe i’u bashkoi më shumë, gjë që mua më leverdiste dhe atë e çonte në finale”

Pra, si përfundim: A janë zënë vërtetë Luizi dhe Efi apo e gjitha ka qenë pjesë e lojës?

Related Articles