Pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj, kryeministri Kurti ka paralajmëruar dërheqje e shkarkime të të gjithë atyre që kanë dështuar në kryerjen e detyrës së tyre në këtë rast.
Kurti theksoi se ka aprovuar kërkesën për inspektime të shtuara në këtë rast me kërkesë të Grupit ndërministror, derisa ai ka akuzuar gjyqësorin për mosefikasitet sepse sipas tij shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë.
“Grupi ndërministror ka shtruar disa kërkesa që unë i kam aprovuar dhe do të bëhen inspektimet. I gjuhë zinxhiri institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet ose hiqet”.
“Ne nuk mund të merremi me vendime të cilat i bënë gjyqësori mirëpo me keqardhje kur vije puna me vetvete po dalin të jenë efikas për dallim prej lëndët të panumërta që janë pluhurosu në sirtarët e drejtësisë e të cila nuk trajtohen si duhet”.
“Unë po e ritheksoj pagat në sektorin publik do të rregullohen me paga të reja. Është ligji mbi paga dhe zyrtar publik. Bindja ime e fuqishme cak po ndodh me grevë është se kur njerëzit mësohen me privilegje heqja e tyre u duket padrejtësi”.