Pas helmimit të qytetarëve në Deçan, KRU “Hidrodrini”: Jemi në pritje të rezultateve, të mos përdoret uji për pije

Pas helmimit të qytetarëve në Deçan, KRU “Hidrodrini”: Jemi në pritje të rezultateve, të mos përdoret uji për pije

Disa qytetarëve nga fshatrat e Deçanit janë helmuar nga uji i pijes, derisa të njejtit kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF, raporton Gazeta Enigma.

Ndërsa, KRU “Hidrodrini” njësia operative në Deçan ka dalur sot me një njoftim shtesë, ku kanë bërë të ditur se janë marrë mostrat e ujit dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike.

“Pas shqetësimeve të shfaqura nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë Ekipet e përbashkëta të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Deçan së bashku me staf të specializuar nga IKSHPK, respektivisht IRSHP-Pejë, gjatë tërë ditës së djeshme e deri mbrëmë vonë kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e sipërshënuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike.

Rezultatet janë në pritje dhe përpunim dhe të njëjtat do të barten zyrtarisht tek KRU ‘Hidrodrini’ për tu publikuar për opinion”, thuhet në njoftim.

NJOFTIM SHTESË për konsumatorët e DeçanitKRU 'Hidrodrini'-Pejë / Njësia Operative-DeçanPas shqetësimeve të shfaqura…Posted by Hidrodrini on Sunday, July 11, 2021

Related Articles