Phil Foden dhe familja e tij, nëna dhe e dashura, janë lajmi i ditës në Angli.
Një video e postuar në rrjetin social Twitter tregon një grua – gjoja nëna Claire Foden – duke u grushtuar pas një sherri në prapaskenë në Manchester Arena, ku lojtari dhe familja po ndiqnin një ndeshje boksi, disa orë pas humbjes, në shtëpi, të Manchester City kundër Tottenham (2-3), për xhiron e 26-të të Premier League.
Videoja tregon 21-vjeçarin Foden dhe një grua bionde (me sa duket e dashura e tij Rebecca Cooke) duke ecur në një rresht të stadiumit.
Më pas, një grup prej tre ose katër burrash qortuan mesfushorin ndërkombëtar anglez për paraqitjen e tij kundër londinezëve.
Foden u përgjigjet ofendimeve, gruaja qëndron në derën e një kabine dhe aty lind konflikti.
Supozohet se është nëna e Fodenit, dukshëm e shqetësuar, ajo që shtyn një nga mbështetësit e ‘Citizens’, veprim të cilit njëri prej tyre i përgjigjet me grusht në fytyrë, pas së cilës gjithçka del krejtësisht jashtë kontrollit.
Nëna e Foden përballet me ta dhe merr ndihmë nga të tjerët – lojtari gjithashtu i bashkohet përleshjes, megjithëse shpejt këshillohet të qëndrojë jashtë saj. “Ik, ik!”, dëgjohet në video.
Foden after fight party wasn’t going to well, wonder what the full story was ???? pic.twitter.com/BW1o9bbk5w— Notorious Pep (@NotoriousGimp) February 20, 2022