Të mërkurën, u bë e ditur se pas kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari është infektuar me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur në seancë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
E, njëjta ka treguar se sot pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kujtojmë se seanca e Kuvendit po vazhdon pa përfaqësuesit e opozitës, pasi të njëjtit lëshuan sallën në shenjë paknaqësie të mos votimit të rezolutës kundër shtrenjtimit të energjisë./ Gazeta Enigma.