Pas masakrës, gruaja kthehet në Bucha për të gjetur trupin e gjymtuar të burrit në kopshtin e tyre (FOTO)

Pas masakrës, gruaja kthehet në Bucha për të gjetur trupin e gjymtuar të burrit në kopshtin e tyre (FOTO)

Ky është momenti tronditës kur një grua ukrainase mban zi për burrin e saj në kopshtin e shtëpisë së tyre në Bucha.

Tanya Nedashkivska kishte kërkuar burrin e saj Vasyl Ivanovych, një oficer i marinës, pasi ai u arrestua nga ushtarët rusë.

Ditë më vonë, ajo e njohu trupin e tij.

Tanya Nedashkivska reacts as she mourns her husband Vasyl Ivanovych (Picture: Reuters)

Tanya tha: “Ai dukej i gjymtuar, trupi i tij ishte i ftohtë. Ai ishte qëlluar në kokë, ishte torturuar”.

Imazhet tragjike janë vetëm disa nga shumë që dalin nga qyteti afër Kievit, ku kufomat e civilëve të ekzekutuar pa dallim kanë mbetur nëpër rrugë.

Pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona për t’i përqendruar sulmet e tyre në pjesë të tjera të vendit, më shumë se 400 trupa të gjymtuar, me duar të lidhura dhe me plagë me armë zjarri, janë gjetur në Bucha.

Tanya Nedashkivska reacts as she mourns her husband Vasyl Ivanovych (Picture: Reuters)

Presidenti Volodymyr Zelensky, mbrëmë pretendoi se mizoria ishte “gjenocid” gjatë një interviste me CBS News.

“Në të vërtetë, ky është gjenocid – eliminimi i të gjithë kombit, i popullit”, tha ai.

“Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se njëqind kombësi. Këtu bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”. /Gazeta Enigma.

Related Articles