Kryesia e Kuvendit vendos për seancat e radhës

Kryesia e Kuvendit vendos për seancat e radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën ka caktuar dy seanca të reja, raporton Gazeta “Enigma”.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e radhës mbahet më 7 prill me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Ndërkaq seanca e dytë, Kusari-Lila tha se u caktua më 12 prill ku do të debatohet për politikën e jashtme.

“Seanca e 12 prillit nis në orën 15:00 sepse dita e martë është ditë e komisioneve funksionale, pas përfundimit të punëve të komisioneve, vazhdojmë me debatin”, tha ndër të tjera Kusari-Lila. / Gazeta Enigma.

Related Articles