Policia në Gjilan ka arrestuar një femër, e cila e kishte sulmuar nënën e bashkëshortit të saj.
Pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare.
Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Enigma/.