Policia ka njoftuar se është raportuar që një person pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një person tjetër, kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitet relevante, në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & SULM -Prishtinë 05.11.2023 – 22:27 Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rastin vazhdon të hetohet.”