Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimet rreth shtrenjtimit të çmimit të vajit.
Hetimet nga ky institucion po zhvillohen pas një viti.
“Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga ndërmarrjet që janë pjesë në proces të hetimeve që në afat prej 30 ditëve të sjellin dokumentacionin që kanë të bëjnë me shitjet e vajit ushqimor me çmim 3.49€ për litër në Marsin e vitit 2022”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv
AKRK-ja bën të ditur se fillimi i procedurës për hetimin e ç’rregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljeve të pretenduara.
“AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët”, thekson ky autoritet.
Autoriteti i Konkurrencës thekson se do të hetohen pesë ndërmarrje tregtare që do të hetohen.
“Dyshimet janë se ndërmarrjet kanë shkelur nenin 5, paragrafi (1) nën paragrafi (1.1) të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë caktuar çmimet e shitblerjes ose çdo kusht tjetër tregtimi, për të vazhduar me paragrafin (1.2). Me këtë veprim kanë kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet, si dhe nenin 9, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paragrafi (2) nën paragrafi (2.1) në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë vendosur çmime të padrejtë të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare, si dhe nën paragrafin (2.2) ndërmarrjet kanë kufizuar prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve”.