Raportohet se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka thirrur në takim liderët e tri partive më të madhe opozitare.
Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se ky takim është ftuar pasi ambasada amerikane në Prishtinë ka lëshuar njoftimin për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.
Në takim është ftuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi; kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiki; dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky takim ka filluar në ora 15:00.