Pas postimit skandaloz, kryetari i KF Lirisë thotë se i është hakuar ‘Facebook-u’

Pas postimit skandaloz, kryetari i KF Lirisë thotë se i është hakuar ‘Facebook-u’

Klubi Futbollistik “Liria” ka reaguar pas shkrimit të kryetarit Qemal Krasniqi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Enigma.

Përmes një shkrimi në Facebook, skuadra nga Prizreni ka thënë se z. Krasniqi i është hakuar llogaria.

Ky është reagimi i Facebook:

Reagim:

Kf Liria dhe kryetari Qemal Krasniqi kërkon falje për sportdashësit dhe klubin e futbollit rahovecas për disa shkrime qê kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Facebooku personal i kryetar Qemal Krasniqi është hakuar dhe dikush tjeter ka shfrytëzuar faqen e kryetarit për të bërë disa shkrime me qëllim prishjen e imazhit të kryetarit dhe klubit tonë të futbollit.

Kf Liria ka raporte të mira me të gjitha klubet dhe respekton të gjithë, prandaj distancohet nga këto shkrime nxitëse.

Edhe njëherë i kërkojmë falje Kf Rahovecit dhe qytetarëve të Rahovecit, pasi ato shkrime nuk përfaqësojnë klubin tonë

Me respekt

Qemal Krasniqi , kryetar

Related Articles