Pas propozimit të ZRRE-së, reagon Haradinaj: Po tentojnë ta shtrejtojnë rrymën në mbi 80%

Pas propozimit të ZRRE-së, reagon Haradinaj: Po tentojnë ta shtrejtojnë rrymën në mbi 80%

Pas njoftimit të fundit të ZRRE-së, ka reaguar Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç’rast ka thënë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar shtrenjtim të rrymës për çdo konsumator mesatar me mbi 80%, raporton Gazeta “Enigma”.

Nëse një vendim i tillë merret, sipas Haradinajt do ishte e papërballueshme.

“Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Kjo është e papërballueshme”, ka shkruar ai.

Haradinaj i bëri thirrje Qeverisë që të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë.

LEXO EDHE: ZRRE propozon që çmimi i rrymes të rritet në 80 % për këto kategori të konsumatorëve

“Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë”, ka shkruar ish-kryeministri.

Ndërkaq, kujtojmë se të hënën ZRRE pubikoi një raport kosultativ me propozime për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. Në raportin e ZRRE-së ka propozime për dy situata: në rast se Qeveria ndan 75 milionë euro subcencionim, dhe në rast se kjo nuk do të ndodhë. ./ Gazeta Enigma.

Related Articles