Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pahor theksoi se BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën, ndërsa inkurajoi që institucionet të përqendrohen në dialogun me Serbinë.
Presidenti slloven dje ka qëndruar në Beograd. Kjo është vizita e dytë e Pahor në Kosovë brenda një periudhe të shkurtër.
Ndryshe, presidenti slloven është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar në lidhje me Kosovën dhe për rajonin.
LEXO EDHE: Pas takimit me presidentin slloven, Osmani kërkon liberalizim të vizave për Kosovën
/Gazeta Enigma/.