Pas takimit të MSh-së me kryetarët e komunave, a do të zgjatet orari i lëvizjes dhe i gastronomisë?

Pas takimit të MSh-së me kryetarët e komunave, a do të zgjatet orari i lëvizjes dhe i gastronomisë?

Të premten, Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha është takuar me kryetarët e komunave të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Në këtë takim kanë diskutuar për lirimin e masave, ku u mor vendim që të zgjatet orari i lëvizjes, po ashtu edhe orari i gastronomisë.

Masat e diskutuara të premten, pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, nga 38 sa janë në Republikën e Kosovës.

Ibrahimi në një prononcim për Gazetën “Enigma” ka thënë se vetëm Kosova po vazhdon me orë policore dhe bartje të maskës në ambiente të jashtme.

“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi./Gazeta Enigma.

Related Articles