Pas vdekjës së pacientit, reagon kardiokirurgu Shala: Rifat Brahimaj flet per operacionin tim, duke qenë në pushim vjetor

Pas vdekjës së pacientit, reagon kardiokirurgu Shala: Rifat Brahimaj flet per operacionin tim, duke qenë në pushim vjetor

Kardiologu, Kushtrim Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas rastit të vdekjes së pacientit në QKUK që pasoi pas operimit të tij.

Shala ka thënë se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj nuk ka qenë fare prezent në punë, dhe pa pasur njohuri për rrjedhën e operacionit ka thirrur mediat që të flas për këtë çështje.

“Për dallim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj i cili pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë t’a bëj në cilësinë e u.d. drejtorit) thërret mediat dhe u flet per operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor”, ka shkruar ai.

Related Articles