Pas vetaksidentit, nis vendosja e shenjave sinjalizuese në Dollc

Pas vetaksidentit, nis vendosja e shenjave sinjalizuese në Dollc

Në Dollc të Klinës, në vendin ku ndodhi aksidenti me fatalitet mëngjesin e sotëm, tashmë po vendosen shenjat sinjalizuese.

Sipas banorëve, në këtë zonë në ndërtim e sipër, nuk ka pasur shenja të rregulluara si duhet, ashtu siç po veprohet pas aksidentit ku mbeti i vdekur 43-vjeçari Driton Isa Haliti.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbetën të lënduar edhe katër familjarë të Halitit, bashkëshortja dhe tre fëmijët e mitur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Ndërsa qytetarët kanë ngritur dyshimet se aksidenti erdhi si pasojë e mungesës së sinjalizimeve.

Related Articles