Pas vrasjes së shtatzënës në QKUK, Abazi kërkon dorëheqjen e U.D të shefit të Policisë

Pas vrasjes së shtatzënës në QKUK, Abazi kërkon dorëheqjen e U.D të shefit të Policisë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kërkuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Në Debat Plus të RTV Dukagjini, Haki Abazi ka thënë se nëse rasti i vrasjes së 35-vjeçares kishte qenë i lajmëruar në polici, drejtori i saj duhet të jap dorëheqje.

“Unë mendoj që drejtori i Policisë  sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi.

Gruaja shtatzënë, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Related Articles