Pasagjeri i autobusit tregon tmerrin për televizionin kroat: Diçka shpërtheu në sekondë

Pasagjeri i autobusit tregon tmerrin për televizionin kroat: Diçka shpërtheu në sekondë

Një pasagjer i autobusit që u aksidentuar në Slavonski Brod këtë mëngjes, përshkroi një moment tronditës të aksidentit para kamerave HTV. Pasagjeri Ramë Gashi tregoi se si dukeshin momentet e para pas aksidentit.

“Kur diçka shpërtheu në një sekondë, pashë të gjithë ata njerëz, të gjithë livadhin, atje poshtë, atë kanal pranë autostradës,” tha Gashi. Ai përshkroi pamjen e tmerrshme që pa. “Unë pashë të plagosurit, të vdekurit, pashë gjithçka, pa krah, pashë gjithçka, pashë gjithçka”, tha për HTV Ramë Gashi, një nga udhëtarët e autobusit.

Ajo që dihet deri më tani është se 10 persona vdiqën, përfshirë shoferin e autobusit i cili nuk po voziste në kohën e aksidentit, dhe se 15 persona u plagosën rëndë. Pasagjerët e mbetur u akomoduan në një shtëpi konvikt në Slavonski Brod. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Related Articles