Klubi Futbollistik “Prishtina” po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.
Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.
Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.