Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në konferencë për media për të sqaruar situatën e përplasjes me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, pasi ky i fundit po raportonte në Komisionin për Mjedis.
Ajo thotë se është akuzuar nga ministri Peci që qëndron prapa grupeve të krimit të organizuar dhe për këtë ka paralajmëruar padi ndaj tij.
“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyll në mars të këtij viti, deri më 25 nentor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ…Në mbledhjen e kuvendit ministri u deklaru se thirrja u anulu, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pytjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministrin të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokoluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit”, tha Musliu.
Tutje ajo shtoi “Ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor, pasi e ka marrë pyetjen më 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje, kur ka ardhë pytja në kuvend ja kam adresu pyetjen edhe i kam thanë çka ka ndodh, ai ka fillu mem tregu për aksionet dhe arrestimet që I ka bërë në agjensionin e bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje konkrete. Kur I kam bërtë pytje ministri ka filluar të më ofendojë e me fyejë që gjëja ja kam marrë grantet, edhe unë ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse s’kam marrë grante as unë e as familja ime….Unë e pyta se cila qëndron në sqarimin e anulimit për vendim, ministri thotë se kemi pas prioritete tjera në ministri”, tha Musliu para mediave.
Tutje, ajo tha se në raport për anulimin e grantit shkruan diçka tjetër e në vendim diçka tjetër. Ajo tha se do të ngris padi ndaj ministrit Peci. /Gazeta Enigma.