Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
Policia njofton se një person është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin.
Ndërsa, i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër, i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj babait të të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te ai. Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 26.10.2022-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin, ndërsa i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër (m/sh/k) i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij. Rasti është duke u hetuar. ”