“Paska edhe më vështirë” – Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

“Paska edhe më vështirë” – Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë dje, është familjar i politikanit Adem Grabovci, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka bërë me dije se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00, në fshatin Saradran të Istogut.

“PASKA EDHE MË VËSHTIRË!  POR, DERI KUR, ZOT? Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht. Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka shkruar Grabovci.

/ Gazeta Enigma.

Related Articles