Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kritikuar Qeverinë Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Tutje ai ka shkruar se kjo Qeveri i ka realizuar vetëm 9% nga investimet kapitale, duke përmendur këtu edhe 4 ministri që drejtohen nga ta me 0 realizim.
“Raportin Financiar i Thesarit të Shtetit pasqyroj më së miri dështimet e Qeverisë, përkatësisht mosrealizimin e buxhetit për investime kapitale. Në 6-të muajt e parë të vitit 2022, Qeveria ka realizuar vetëm 9% të buxhetit për investime kapitale, gjersa 4 ministri kanë përfunduar me 0 realizim. Ndërkaq, ministri i Financave, i cili përfaqëson vetëm 1% të realizimit të buxhetit për investime kapitale, sot, deklaroi se “investimet do të bëhen”, duke e pranuar kështu debaklin e radhës; e zeza në të bardhë e shkruar në statusin e tij”, ka shkruar Zemaj. /Gazeta Enigma/