PD: Teatri i qytetit të Gjilanit ka nevojë për mbështetje

PD: Teatri i qytetit të Gjilanit ka nevojë për mbështetje

“Teatri i qytetit të Gjilanit si qytet me traditë teatrale ka dhënë dhe vazhdon të kontribuojë në kulturën e qytetit dhe vendit në përgjithësi”, thonë nga PD-ja, dega në Gjilan.

Sipas tyre, Teatri i Gjilanit përpos produksionit të vet, ka pasur në skenën e saj edhe trupa mysafire jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia si dhe më gjerë.

Nevojat e këtij institucioni kaq me vlerë janë në kontinuitet dhe nga më të ndryshmet.

Krahas kësaj ndihma e Komunës së Gjilanit nuk ka munguar, por asnjëherë nuk ka qenë e mjaftueshme.

Prandaj, kandidatja nga radhët e PD-së, Mrika Krasniqi Shala premton se do të jetë zëri i teatrit, zëri i këtij institucioni kulturorë që i jep përditë e më shumë renome Gjilanit.

Ajo kërkon mbështetjen e stafit drejtues dhe pjesëtarëve të stafit teatral që në mandatin e ardhshëm të jetë aty (brenda asamblesë komunale), por edhe pranë tyre.

Edhe Kryetari i degës dhe njëkohësisht bartës i listës së PD-së, Msc Skender Berisha, i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative, që kandidatja Mrika Krasniqi Shala ka premtuar angazhimin e saj.

Voto #142 Voto #nr. 6 Mrika Krasniqi Shala

Hapësirë e sponzorizuar nga PD!

Related Articles